Gjykata Administrative e Apelit në Athinë ka vendosur kompensimin me 410 mijë euro për familjarët e hidraulikut shqiptar, Nikola Todo, të vrarë gabimisht nga policia greke.
Todi, që në atë kohë ishte 25-vjeç, u vra teksa policia ishte në kërkim të një krimineli shqiptar së bashku me bashkëautoruin e tij.
Ngjarja ndodhi në Bajron të Atikës ku krimineli në fjalë qëlloi ndaj policisë greke. Këta të fundit iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë, por vranë Todin, pasi ky i fundit tentoi të fshihej në një godinë pranë ofiçinës ku punonte.
25-vjeçari shqiptar u qëlluan në atë kohë me 9 plumba, katër prej të cilëve sipas ekspertizës rezultuan të policisë. Gjykata gjithashtu vendosi të dënonte për vrasje pa dashje dy policisë, të cilët u lanë të lirë pasi bashkëshortja vendosi të pranonte dëmshpërblimin.
Në 2010, kur ndodhi edhe vrasja, Todi ishte baba i një fëmije të mitur.



