Njeriu më i vjetër në botë mbushi 119-vjeç

Njeriu më i vjetër në botë mbushi 119-vjeç

Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë, mbushi 119 vjeç të dielën, sipas një postimi në Tëitter të publikuar nga stërmbesa e saj, Junko Tanaka.

"Arritje e madhe. (Kane Tanaka) mbushi 119 vjeç," shkroi Junko në Tëitter, me një fotografi të stërgjyshes së saj. "Shpresoj se do të vazhdoni ta jetoni jetën me gëzim dhe në maksimum."

Junko ndau një foto në Tëitter të dy shisheve Coca-Cola me etiketat e personalizuara me emrin dhe moshën e saj.

"Dhurata e ditëlindjes 1: Prezantimi i dhuratave të marra për ditëlindjen e Kane. Vlerësoje vërtet këtë dhuratë. Kompania Coca-Cola bëri një shishe dhuratë për ditëlindjen. Duket se (Kane) po pi ende Coca-Cola si zakonisht", shkroi Junko në Twitter.

E lindur në vitin 1903, Tanaka u martua me një pronar dyqani orizi në moshën 19-vjeçare dhe punoi në dyqanin e familjes deri në moshën 103-vjeçare.

Tanaka ka jetuar nëpër një mori ngjarjesh historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918. Tanaka jeton në një shtëpi pleqsh në prefekturën Fukuoka. Ajo ka hyrë në librin Guinness si njeriu më i vjetër I gjallë në botë në vitin 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy