Rrihej sistematikisht nga i shoqi, kjo është historia e gruas që e falte gjithmonë

Rrihej sistematikisht nga i shoqi, kjo është historia e gruas që e falte gjithmonë

E ka toleruar dhe falurur dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, derisa u detyrua të dilte jo nga dera por nga xhami për të kërkuar ndihmë. E tillë është historia e një nëne të re, e cila në mënyrë sistematike dhunohej nga i shoqi.

Prej katër vitesh ajo kishte toleruar dhe falur keqtrajtimin fizik me shpresën se do t’i ritkthehej jetës normale. Ajo ka tentuar disa herë ta denoncojë në polici, por është terhequr pasi merrte premtime që aktet e dhunës nuk do të përsëriteshin, por nuk kalonin shumë ditë dhe situata përsëritej, raporton "tch". Nën terrorin e dhunës dhe me një fëmijë të vogël, gruaja shkoi në gjykatë të kërkonte një urdhër mbrojtje, por edhe kësaj radhe u tërhoq pasi i shoqi i kishte premtuar sërish se nuk do të ushtronte më dhunë.

Por sërish nuk kaloi shumë dhe dhuna u rikthye, kësaj radhe më e rëndë. “Më kapi prej flokësh dhe filloi të më dhunonte. Tentova ta ndalja duke i kujtuar fëmijën e vogël 9­muajsh, por ai nuk ndalonte. Tentova të dilja nga banesa, por më mbylli derën dhe në këto kushte u detyrova të dilja nga xhami i derës për t’i shpëtuar dhunës”, tregon gruaja në dëshminë e saj. Pas denoncimit të këtij rasti në polici, çështja mori rrugën ligjore dhe kësaj radhe pa kthim mbarpa dhe bashkëshorti dhunues, Fatmir Sylisufaj, 36 vjeç, u arrestua.

Por gjatë gjykimit të çështjes e shoqja ka tentuar ta falë sërish, duke nënshkruar një akt noterial që të lehtësonte pozitën e të shoqit para ligjit, pasi ai ishte burimi i vetëm që siguronte të ardhura dhe se kanë një fëmijë për të rritur. Por pavarësisht kësaj, gjykata në fund e ka dënuar 36­vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burg, duke mos marrë parasysh normalizmin e marrëdhënieve të pretenduara nga e dhunuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy