Deklaratën e liderit francez, Emmanuel Macron nga Tirana, se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovës është pezulluar pasi sipas tij Kosova nuk ka mbajtur fjalën e thënë, u prit me nota të ndryshme nga Kosova e Shqipëria.
Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit shqiptar për gjeopolitikë në Prishtinë, në një intervistë për MCN live, e vlerësoi deklaratën si një furtunë në një gotë që me pas u shua, teksa u prit me entuziazëm nga disa që duan prapa shpinës të dëmtojnë Kosovën.
Për fat të mirë ishte ashtu siç e cilësuan dje një pjesë, një furtunë në një gotë që më pas disa orësh u demantua nga Elisea, dhe mbeti thjesht vetëm një letër lakmuesi për ata që duan parapa shpinës ta dëmtojnë Kosovën. Për fat të keq një entuziazëm i papërshkrueshëm u venerua që në momentin kur u shqiptua ajo fjali me kuptime të dyfishta, megjithëse përkthimi më pas linte për të dëshiruar dhe krijoi edhe ajo mundësi dykuptimësie.
Prof.Ramabaja, u shpreh se reagimi i Ramës ishte i shpejtë dhe entuziast për të sulmuar kryeministrin Kurti.
Sidoqoftë reagimi i Ramës në atë çast nuk ishte në nivelin që do duhej të ishte, përkundrazi sikur e kapi një entuziazëm i pa përshkruar për të sulmuar kryeministrin e Kosovës, në momente kritike.
Në Prishtinë në pjesën me të madhe të mediave që kontrollohet nga oligarkët si vëllezër të Tiranës u afishua me në shpejtësi drite, sikur të ishte lajm pozitiv për Kosovën.
Kjo flet për një çoroditje të theksuar politike dhe për mungesë elementare të maturisë politike.
Analisti Ramabaja, kritikoi edhe mënyrën e deklaratave të Ramës në krah të Macron, ku ai paralelizoi Kosovën me Palestinën.
Sipas tij të besh një krahasim të tillë tregon se nuk e njeh as realitetin në veriun e Kosovës e as atë në Gazë.
Është një shkarje totale e Edi Ramës, sepse ky krahasim nuk qëndron.
Serbia është Hamasi palestinez, ata ushtrojnë terror edhe shtetëror, edhe politik edhe kulturor ndaj fqinjëve të vet. Serbia pi bën çmos që ta serbizoj republikën e Malit të Zi, jo vetëm përmes politikes, por edhe imponimit të thellë politik atje. Serbia de facto replikoj metodat ruse të aneksimit te Krimesë duke i sjellë në veriun e Kosovës, me idenë se do të bënte kryengritje te serbëve atje po dështoi.
Të bësh krahasim mes veriut të Kosovës me Gazës është huqje totale, respektivisht mosnjohje totale realitetit as në Gazë as në veriun e Kosovës.
Nuk kemi pasur ne përplasje me qytetarët serb atje por me paramilitarët dhe njësitet ushtarake paramilitare të Serbisë që u impenjuar në veriun e Kosovës.



