Raportohet se një çift indian ka rezervuar një avion për të mbajtur një dasmë në fluturim me më shumë se 160 të ftuar si përpjekje për t'iu shmangur masave anti-Covid.
Zona e Tabil Nadu në Indi, ku dyshohet se ka nisur fluturimi, së fundmi kishte vendosur masa më të forta kufizuese, dhe kishte vendosur që në dasme të lejoheshin maksimumi 50 të ftuar.
Thuhet se Autoriteti Aeronautik Indian ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Një zëdhënës për Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil (Indi) tha për the Times Indi, se stafi i cili shërbeu në fluturimin e Spicejet është larguar nga detyra.
Një zëdhënës për Spicejet tha për Indian Express, se avioni Boeing 737 ishte rezervuar nga Mumbai për në Bangalore nga një agjent turistik për një udhëtim pas një dasme.
Ai shtoi gjithashtu se klienti ishte informuar me detaje, se duhej ndjekur rregullorja anti-COVID dhe mohoi se ka dhënë leje, që të zhvillohej ndonjë lloj veprimtarie në bord.
Sipas të dhënave zyrtare India ndërkohë po kalon një fazë të dytë të pandemisë, që ka vrarë më shumë se 300 mijë persona. Ekspertët përllogarisin se numri total i vdekjeve është më i lartë./BBC/



