Gazetari Xhevair Zhabina, në MCN Live, komentoi paraqitjen në SPAK të Mirlinda Karçanajt, duke theksuar se ajo nuk dha përgjigje për pyetjet e ngritura nga media lidhur me dosjen e AKSHI-t.
Paraqitja në SPAK është procedurë e shkurtër, nuk pritej ndonjë reagim i saj për mediat edhe pse gazetarët kishin shumë për ta pyetur lidhur me dosjen. Ajo është e pa interesuar për një reagim dhe nuk prisja ndonjë zhvillim sot nga paraqitja e saj sot në SPAK.
Sipas tij, Karçanaj kishte mundësinë ideale për të sqaruar pretendimet.
Karçanaj sot kishte mundësinë të fliste, por ishte e pa interesuar për dosjen. Ajo duhet të bindë gjykatën lidhur me provat që ka sjell prokuroria dhe jo të sulmojë mediat.
Në vijim, Zhabina ngriti edhe disa pikëpyetje mbi elemente të hetimit të SPAK, duke thënë se disa çështje mbeten të paqarta.
Mendoj se te rrëfimi i Karçanajt ne ngelëm pa përgjigje për disa fakte që prokuroria i ka renditur. Ajo s’ka të sqaruar raportin me Ergys Agasin dhe pse tha që e kam njohur në administratë.
Në dosjen për sekuestron e pasurive ka një dëshmi të Orest Sotës ku thuhet që Agasi i la një apartament për 600 euro kur zona në të cilën ndodhej kushtonte deri në 2 mijë euro.
Ndërkohë që ajo nuk sqaron dhe disa pasazhe të vendimit të përcaktimit të masës së sigurisë ku në foto shihet ajo, Agasi dhe Ermal Beqiri ku duket qartë që është një procedurë tenderimi ku thuhet “nga 2 do e bëjmë 4”, dhe nëse nuk është kështu Karçanaj duhet ta sqaronte kontekstin e asaj bisede.
Ndoshta në këto do duhej të dëgjonim të sqaruara nga Mirlinda Karçanaj dhe sot kishte mundësinë që gazetarët ia mundësuan.
Sipas tij, hetimet nuk kufizohen vetëm në dy apo tre vitet e fundit: “Periudha e hetimit të SPAK shtrihet përtej periudhës së viteve të fundit”, deklaroi Zhabina, duke shtuar se dëshmi dhe materiale të tjera mund të jenë vendimtare për ecurinë e çështjes.



