Ndryshimet në ligjin për portet turistike/ Sinaj: Hiqet procedura konkurruese, pronësia i mbetet shtetit (VIDEO)

Ndryshimet në ligjin për portet turistike/ Sinaj: Hiqet procedura konkurruese, pronësia i mbetet shtetit (VIDEO)

Deputetja socialiste Zamira Sinaj, propozimin e draftit për ndryshimin e ligjit për portet turistike, thotë se ndryshimi i vetëm në ligj është se hiqet procedura konkurruese, por se marinat e jahteve dhe portet turistike do i nënshtrohen ligjit të koncensioneve.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi pronësia e shtetit dhe kontrolli institucional mbetet e pacenuar.

 

Në ligj është vetëm një ndryshim shtohet vetëm një paragraf për portet turistike. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e porteve turistike, për shkak të bumit të turizmit. Ekonomia detare është element kryesor për industrinë e turizmit. 

 

Të gjithë gjatë sezonit turistik kanë vizituar Vlorën, Durrësin dhe qytetet bregdetare dhe në mungesë të vend ankorimeve, mjetet lundruese i marrin pasagjerët në breg të detit dhe shpesh është krijuar në burim aksidenti, duke rrezikuar jo vetëm jetën e pasagjerëve por dhe pushuesve aty pranë. Për Shqipërinë ka interes të veçantë jo vetëm për investitorët vendas por dhe të huaj. 

 

Shumica e projekteve në turizëm, janë komplekse dhe ato strategjike, përveç ndërtimit të strukturave hoteliere, përfshijnë dhe ndërtimin e marinave, jahteve por dhe porteve turistike. Kuadri ligjor aktual e vështirëson zbatimin e këtyre projekteve. 

 

Marina e jahteve dhe porti turistik duhet t’i nënshtrohen procedurës konkurruese që parashikon ligji koncencionar. Nga investitori strategjik do të krijonte një pasiguri të madhe. 

 

Nëse projekti do të impementohej siç e ka planifikuar, ky ndryshim ligjor nuk parashikon se marinat e jahteve dhe portet turistike nuk do i nënshtrohen ligjit të koncencioneve, përkundrazi do i nënshtrohen dhe më pas do të përdoren nga investitori dhe pasi t’i ketë përdorur investitori do të kalojë në pronësi të shtetit. 

 

Ky projektligj heq vetëm procedurën konkurruese. Nëse është investim strategjik i ka kaluar të gjitha hallkat, investimit strategjik, kontratës koncensionare, penaliteteve në rast mospërmbushjes dhe transferim të detyrueshëm të portit në pronësi të shtetit dhe kjo gjë ndodh edhe kur konstatohet shkelje e kontratës. Pronësi e shtetit dhe kontrolli institucional mbetet e pacenuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy