KLP miraton Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

KLP miraton Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

KLP ka emëruar unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Në seancën ku ishin të pranishëm të gjithë anëtarët, emri i Hajnajt është miratuar për postin e drejtueses së asaj që njihet ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Një javë më parë, SPAK-u shpalli emrin e Hajnajt si kandidate fituese për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas skualifikimit të tre kandidatëve të tjerë: Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë dhe drejtues të BKH-së, në kuadër të reformës në drejtësi, është monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë.

Megjithatë, Partia Demokratike e ka kundërshtuar emrin e Hajnajt. Në një deklaratë pak ditë më parë, ish-deputeti Edi Paloka tha se qeveria po tenton të vendosë nën kontroll Byronë Kombëtare të Hetimit, si institucioni i fundit ende i pamarrë peng nga sistemi i drejtësisë.

Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën”, tha Paloka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy