Goditet një grup kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 4 persona

Goditet një grup kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 4 persona

Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kanabis dhe drogave të tjera të forta.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë: M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik këtyre personave iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

48-vjeçarit me inciale  M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Njoftimi i policisë: Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vespa”, i zhvilluar nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kanabis dhe drogave të tjera të forta.

Vihen në pranga 4 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Sekuestrohen gjithashtu, edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirorganizuar, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Vespa”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të kryer në kuadër të një procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy