
Rusia ka informacione konkrete dhe të verifikuara dyfish për provokimin e mundshëm të përdorimit të një 'bombe të pistë' nga ukrainasit. Këto nuk janë akuza të pabaza.
Kështu tha ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, cituar nga Tass.
Moska, ka informacion konkret mbi institucionet ukrainase se janë të afta për të prodhuar një ‘bombë të pistë’ dhe do ta ngrejë çështjen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ministria e Mbrojtjes ka informacione se Kievi planifikon të shpërthejë një "bombë të pistë" në Ukrainë për të frikësuar banorët vendas dhe për të akuzuar Moskën për përdorimin e armëve taktike bërthamore.
Plani i palës ukrainase, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, është që të kalojë shpërthimin e një “bombë të pistë” si një “operacion jonormal të një arme bërthamore ruse me rendiment të ulët”.
Sipas ministrisë, dy organizata ukrainase kanë udhëzime specifike për të krijuar një municion të tillë dhe puna është në fazën përfundimtare.



