
Komisioni i BE-së i ka dhënë dritën jeshile një kësti të ri ndihme prej 1.5 miliardë eurosh për Ukrainën.
Ky është kësti i katërt i disbursuar nga Brukseli si pjesë e paketës së ndihmës makro-financiare prej 18 miliardë eurosh të vendosur për Kievin.
"Që nga fillimi i këtij viti ne kemi disbursuar 7.5 miliardë euro ndihmë makrofinanciare. Ky financim po jep një kontribut të rëndësishëm në mbulimin e nevojave financiare imediate të Ukrainës. Dhe do të vijë më shumë ndihmë", nënvizoi presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.



