Mjekja Aurora Dollenberg, njëkohësisht Kryetare e Federates së Mjekeve në Evropvë në nëj lidhje skype për MCN TV se tha se e sheh si avantazh përforcimin me një dozë të tretë të personave të vaksinuar në Shqipëri. Por sipas saj problem mbeten personat e pavaksinuar.
E pyetur lidhur me vaksinimin e detyrueshëm për studentët, Dollenberg tha se nuk mund të jetë me detyrim, por është detyrim shoqëror dhe është e vetmja mënyrë për të vijuar luftën kundër pandemisë e cila nuk dihet se sa do të vazhdojë.
Intervista:
Zonja Dollenberg, mendoni se Covid-19 e ka zbutur forcën e tij infektuese?
Dollenberg: Janë varianteve e reja që kërcënojnë ecurinë e Covid. Varianti ri është edhe më i rrezikshëm në popullatat e pa vaksinuara.
Sot Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe për fëmijët me risk të lartë. Mendoni se është vendimi i duhur?
Dollenberg: Është një vendim që mund ta shkojmë në dy aspekte sepse Shqipëria ka një numër të vogël të vaksinuarish. Përforcimi me një dozë të tretë është në rregull. Problemi është çfarë do të ndodhë me personat që nuk janë vaksinuar. Të dyja aspektet duhen marrë parasysh.
Një tjetër problematikë që ka shoqëruar debatin mbi pandeminë është edhe vendimi i qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm të disa kategorive, ku bëjnë pjesë dhe studentët. A janë studentët kategoria që ndikojnë në përhapjen e infeksionit?
Dollenberg: Sikundër çdo qytetar i Shqipërisë edhe studentët kanë potencial të lartë infektues. Një vaksinë nuk mund të jetë me detyrim por është detyrim shoqëror. Nëse studentët kanë mundësi të paguajnë testet le ta bëjnë. PCR është një test i shtrenjtë dhe nuk ofrohet falas.
A është vaksina e vetmja rrugë që do të parandalojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit?
Dollenberg: Kjo është një shtyllë e padiskutueshme e terapisë. Vaksina është e vetmja mënyrë për të parandaluar pandeminë por edhe për variantet e reja. Rreth 50% e vendeve të zhvilluara e kanë marrë vaksinën dhe nuk ka pasur komplikacione të rënda. Është e vërtetuar tashmë që kjo vaksinë është arma e vetme që do vazhdojë të përdoret për këtë valë që nuk dihet se sa do të vazhdojë.



