
Turqia pret që Shtetet e Bashkuara ti japin rëndësin e saj hetimit për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tha presidenti Tayyip Erdogan për transmetuesin A Haber në një intervistë të premten.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia ishte e vendosur që hetimet ti dërgojë në një gjykatë ndërkombëtare, duke shtuar se Ankaraja do të dërgonte dokumente dhe informacione lidhur me rastin tek autoritetet që do të kryenin gjyqin.
Por një raporti i aktiviteteve të vitit të kaluar të policisë turke në Stamboll thekson se brenda kompleksit të Konsullatës Saudite ndodhen dy puse për ujë dhe një furrë me dru dhe gaz.
Po ashtu theksohet se kjo është një furrë, temperatura e së cilës mund të arrijë temperatura të larta deri në 1.000 gradë Celsius, në të cilin mund të shkatërrohen të gjitha gjurmët e mundshme të ADN-së.
Po ashtu raporti nënvizon se në mesin e 15 personave, të cilët në ditën e vrasjes së Khashoggit mbërritën nga Arabia Saudite në Konsullatën në Stamboll ishte edhe eksperti 47-vjeçar i Ministrisë së Arabisë Saudite të mjekësisë forenzike, Salah Mohammed A. Tubaigy.
Ky është një ekspert i cili titullin e doktorit të shkencave e mori duke mbrojtur tezën për analizën e ADN-së në mostrat e indeve të eshtrave.



