Thyejnë Kodin e Mirësjelljes/ Partitë politike në fushatën zgjedhore dënohen me 10 mijë euro

Thyejnë Kodin e Mirësjelljes/ Partitë politike në fushatën zgjedhore dënohen me 10 mijë euro

Fushata zgjedhore në Kosovë, në kohën kur e ndajnë edhe katër ditë nga zgjedhjet paralamentare në vend, nuk po kalon pa incidente nga ana e parttive politike, Kësisoj, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka dënuar dje subjektet politike për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes.

PZAP, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 10 mijë e 700 euro, Lidhjes Demokratike të Kosovës katër mijë euro dhe Partisë Demokratike të Kosovës dy mijë euro. Gjobat e shqiptuara në total gjithsejtë janë 16 mijë e 700 euro.

Ankesat në PZAP janë bërë nga organizata “BIRN” dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatëfushatës zgjedhore, vendosja e billbordeve në hapësirat e subjekteve tjera politike, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posterave në rrugë publike, janë arsyet e dënimit të këtyre partive.

Partitë politike në Kosovë poashtu po e cënojnë rëndë shëndetin publik të qytetarëve, duke mos i respektuar masat lidhur me parandalimin e pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy