Viti i ri shkollor/ Mançi: Shkolla 9-vjeçare “Misto Mame” synon të dalë e dyta në Tiranë

Viti i ri shkollor/ Mançi: Shkolla 9-vjeçare “Misto Mame” synon të dalë e dyta në Tiranë

Dita e parë e shkollës e gjeti dhe shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në kryeqytet me aktivitete dhe synim për realizimin e planit dhe programit të saj, aq më pak që sivjet është 80 vjetori i themelimit të shkollës.

Në një komunikim për edicionin e “MCN live”, drejtoresha e shkollës, Arjana Mançi u shpreh se regjistrimi i fëmijëve është kryer pa asnjë problem dhe viti i ri shkollor e gjen shkollën edhe me riparime dhe plotësim të stafit pedagogjik.

Regjistrimi i fëmijëve është bërë që në fazën e parë përmes platformës e_albania, pastaj edhe në të dy fazat e tjera, numri i nxënësve sa vjen duke u rritur, së këndejmi edhe klasat e kanë filluar mësimin rregullisht.

Teksa kemi risi se mësimi ka nisur me libra të rinj, të dhuruar, me regjistra dhe me plotësim të stafit pedagogjik, poashtu shkolla i është nënshtruar disa rregullimeve dhe riparimeve të pjesshme.

Drejtesha Mançi, thotë se synimi i shkollës sivjet është dalja ne rang të dytë në mes të shkollave në Tiranë.

Shkolla sivjet mbush 80 vite dhe në kuadër të aktiviteteve dhe veprimtarive duam të përfshijmë edhe komunitetin.

Kjo shkollë ka synim dhe filozofia e saj është një shkollë gjithëpërfshirëse ku secili e gjen veten, ndërkohë që përderisa jemi shkolla e tretë në Tiranë, synimi jonë është që këtë vit të kalojmë në vendin e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy