Kina u ka kërkuar qytetarëve të saj në Izrael që të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur pasi tensionet midis shtetit hebre dhe Hezbollahut po rriten.
“Situata përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit është jashtëzakonisht e tensionuar”, shkroi në një deklaratë ambasada kineze në Izrael.
Situata e sigurisë në Izrael mbetet e rëndë dhe e paparashikueshme.
Ambasada i bëri thirrje popullit kinez në Izrael që “të kthehen në vendin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur ose të zhvendosen në një zonë të sigurt”.
Muajin e kaluar Kina u kërkoi qytetarëve të saj në Liban të largoheshin pasi një sulm izraelit vrau një militant palestinez të lartë.



