“Rama dhe Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë”.Ishte kjo deklarata e Sekretares së Përgjithshme të PDIU-së Mesila Doda, gjatë një takimi në Bubq, në Fushë-Krujë. Doda theksoi propozimin e PDIU-së që Drejtori i Policisë dhe Presidenti i Republikës të vendosen me konsensus nga partitë politike.



