Vetëvritet personi që shpërtheu kazinonë në Manila, ku mbetën të vdekur 34 persona

Vetëvritet personi që shpërtheu kazinonë në Manila, ku mbetën të vdekur 34 persona

Një person i armatosur ka vrarë veten të mërkurën, pas shpërthimit në një kazino të Manilas ka thënë policia e Filipineve.

Policia bëri të ditur se ata kanë gjetur 34 persona të vdekur në kazino, të cilët me sa duket vdiqën nga asfiksia, ndërsa kazinoja po digjej.

Motivet e vrasjes nuk janë bërë të ditura dhe Policia ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm.

Shefi i Policisë Kombëtare Ronald dela Rosa i ka thënë radios DZM se njeriu mund të ketë qenë duke u përpjekur për të vjedhur.

Herët në mengjës, trupi i të dyshuarit të armatosur u gjet në një dhomë hoteli në kompleksin pranë aeroportit ndërkombëtar në Manila.

Sipas policisë, i dyshuari kishte vrarë veten duke e ndezur veten me benzinë .

Zyrtarët thanë se të paktën 54 vetë u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës së njeriut me policinë. Disa janë të lënduar rëndë, pasi nxituan të shpëtonin, për shkak që, fillimisht kishte dyshime se ishte një sulm terrorist.

Shefi i Policisë gjithashtu ka paralajmëruar se grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) mund të pretendojë gabimisht se qëndron prapa incidentit. Kjo pasi ushtria e vendit po lufton militantët e lidhur me Shtetin Islamik, për kontrollin e qytetit mbizotërues mysliman të Marawit në ishullin jugor të Mindanao.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy