Clinton: FBI të publikojë faktet e plota mbi çështjen e e-mail-eve

Clinton: FBI të publikojë faktet e plota mbi çështjen e e-mail-eve

Kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton i kërkoi dje në mbrëmje FBI-së të publikojë faktet e plota dhe absolute të shqyrtimit të e-mail-eve gjatë periudhës kur ajo ishte në postin e sekretares së Shtetit.

“Dita e votimeve po vjen kështu që populli amerikan meriton të dijë menjëherë faktet e plota dhe absolute”, tha Clinton gjatë një konference të shkurtër për shtyp në Des Moines, Iowa.

Kandidatja demokrate për president, tha se ishte e bindur se çfarëdo që e-mail-et të përmbajnë nuk do të ndryshojnë konkluzionin e arritur në korrik, duke iu referuar rekomandimit të FBI-së për të mos ndjekur akuzat penale në këtë çështje.

“FBI po shqyrton e-mail-et e reja që mund të kenë lidhje me hetimin e informacioneve konfidenciale të Clintonit”, tha drejtori i FBI-së, James Comey para anëtarëve të Kongresit.

Publikimi vjen në më pak se dy javë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, ku Clinton garon kundër kandidatit republikan Donald Trump, i cili ka hedhur dyshime për besueshmërinë e Clintonit lidhur me skandalin e e-mail-eve.

“Jam dakord që FBI duhet të marrë masat e duhura hetimore që lejojnë hetuesit për të rishikuar këto e-maile dhe  për të përcaktuar nëse ato përmbajnë informacion të klasifikuar si dhe për të vlerësuar rëndësinë e tyre për hetimin tonë”, thotë Comey.

Trump tha se “Departamenti i Drejtësisë dhe FBI janë të gatshme për të korrigjuar një dështim të rëndë të drejtësisë duke rihapur një hetim të e-mail-eve private të Clintonit”.

“Unë kam respekt të madh për faktin se Departamenti i Drejtësisë dhe FBI tani janë të gatshëm të kenë guximin për të korrigjuar gabimin e tmerrshëm që kanë bërë dhe ndoshta më në fund drejtësia do të  bëhet”, tha ai në një miting në New Hampshire.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy