
Në Shqipëri, krimi është aq i fuqishëm saqë përmbys edhe vendime gjykatash. Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, i ftuari i emisionit “Arnautistan” në MCN TV, elementët më të rrezikshëm të krimit janë jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit. Dervishi tha se fuqizimi i bandave kriminale e ka bërë vendin të pashpresë.
Politika në Shqipëri ka dekada që beson se duke ndarë pushtetin me krimin i arrin qëllimet. Kriminelët e fuqishëm janë jashtë. Ata kanë arritur të ndryshojnë vendime gjykatash. Vetëm në Shqipëri ndodh që një të dënuar me burg përjetë ta kesh të lirë. Krimi që ka bërë miliona sidomos nga droga, tani është i lirë. Ndahet pushteti pas marjes së pushtetit. Grupi kap një drejtori të fuqishme. Në një proporcion që mund të jetë rënë dakord bën emërime në administratë. Në përgjithësi politikanët e kanë shumë qejf mënyrën sesi e zgjidh krimi një problem. Situata e 8 viteve të fundit, nga të më të fuqishmet, na ka bërë të pashpresë. Shoh grupe kriminale në Shqipëri që janë të paprekshëm. Berisha mund të kishte 1 mijë gabime, por thoshte më i forti jam unë. Dy janë gjërat që na mbajnë larg Europës: kriminaliteti dhe korrupsioni.



