Kuvendi i Kosovës s’del nga ngërçi, sërish vetëm 57 vota për Albulena Haxhiun

Kuvendi i Kosovës s’del nga ngërçi, sërish vetëm 57 vota për Albulena Haxhiun

Ka dështuar edhe sot përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme as të dielën.

57 deputetë votuan pro kandidaturës së saj. 41 ishin kundër e 3 abstenuan.

Do të duhet edhe përpjekja e tetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. 

 

(09:30) Sot përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot do të jetë përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas një cikli dështimesh që prej 15 prillit.

Deputetët e zgjedhur nuk po arrijnë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kreu i PDK Memli Krasniqi ka deklaruar se dalje nga ngërçi mund të jetë propozimi i një kandidati tjetër për kryeparlamentar, në vend të Albulena haxhiut.  

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se çdo ditë e humbur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është “humbje kohe për Kosovën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy