Shembja e Teatrit/ Vokshi: PD po përgatit kallëzim penal ndaj Ramës e Veliajt

Shembja e Teatrit/ Vokshi: PD po përgatit kallëzim penal ndaj Ramës e Veliajt

Çështja e Teatrit Kombëtar për të cilën pati debate të shumta politike në vend, për anëtaren e PD-së Albana Vokshi, do të vazhdoj në rrugë institucionale në përgatitjen e kallëzimit penal për kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erio Veliaj, dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme, kanë “kontribuar” në shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Në emisionin “Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu, znj, Vokshi, tha qartazi se tashmë pas shembjes së teatrit, PD, do të bëj të pamundurën për të ndaluar ndërtimin e projektit të Ramës për ndërtimin e teatrit.

“Për të ndaluar ndërtimin, do të ndjekim çdo rrugë institucionale, te protestave, dhe jo vetëm, por nuk duhet të harrojmë çdokush, që ka marur pjesë në operacionin e një organizate të stuktuturuar kriminale , të gjitha ligjet e shkelura nga Rama, Veliaj, do të shkojnë para drejtësisë. PD është duke përgatitur kallëzim penal dhe po i drejtohemi organeve të drejtësisë lidhur me këtë”. 

Vokshi, sqaroi se pos kësaj, PD kundrejt çdo kompanie private e cila ka përfituar nëpërmjet abuzimit të ligjit lidhur me shembjen e Teatrit do të jetë poashtu para drejtësisë penale.

Poashtu në këtë emision, ish deputetja e PD, konfirmoi se PD u ka bërë thirrje bankave që të mos japin kredi projekteve abuzive, siç është projekti i kullëzimit të pronës publike të Teatrit dhe përreth tij.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy