Edhe “30 ditë burg” të tjera, për Ervis Martinajn (VIDEO)

Edhe “30 ditë burg” të tjera, për Ervis Martinajn (VIDEO)

30 ditë të tjera burg janë caktuar për Ervis Martinaj për të qëndruar sërish  të në qelitë e paraburgimit. Artan Gjermeni, gjyqtari i Tiranës, vendosi këtë masë sigurie  pas kërkesës së Prokurorisë. E njëjta masë sigurie ishte caktuar  edhe më herët ndaj Martinajt, i akuzuar për përfshirjen në përplasjen me armë në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë  mbrëmjen e 4 tetorit.

Ndaj 34-vjeçarit Martinaj përpos këaj akuze, të tjera rëndojnë mbi të si ajo e pastrimit të parave. Për prokurorinë ka dyshime se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra, Fabion Gaxhaj dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai. Nga  ekspertimi i kryer më 6 tetor, organi i akuzës thotë se ka gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë në duart e Ervis Martinajt, po ashtu rezulton që nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes, ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut, pasi kishte një konflikt. 

Prokuroria thotë se takimi i Ervis Martinajt me Matën nuk ka qenë rastësor. Sakaq hetimet ndaj Martinajt janë zgjeruar edhe për akuzën e pastrimit të parave. Sipas Prokurorisë, Ervis Martinaj nuk mund të justifikojë dot të ardhurat e tij me burimet e ligjshme që kishte ky shtetas. Për akuzën janë të paktën 85 mijë euro të pajustifikuara, ndërsa në fashikujt e Prokurorisë evidentohet  fakti se Martinaj ka dhe një pasaportë kosovare me emrin Admir Koca. E për këtë ajo kërkon arrestin me burg, pasi ekziston mundësia e  largimit të tij jashtë Shqipërisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy