Reshje dëbore në gjithë vendin, ARRSH njofton akset ku duhen përdorur zinxhirët

Reshje dëbore në gjithë vendin, ARRSH njofton akset ku duhen përdorur zinxhirët

Reshjet e dëborës kanë përshirë vendin tonë, ndërsa autoritetet vendore bëjnë të ditur se po punojnë që të mbajnë të stabilizuar situatën duke shpërndarë kripë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi vijonnormal në të gjitha akset kombëtare.

Përdorimi i zinxhirëve sugjerohet për segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik, në rrugën e Dardhës, për shkak të temperaturave të ulëta. Ndërsa drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që udhëtojnë gjatë natës, i sugjerohet që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi i plotë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar. Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy