Përfundon takimi i Bashës dhe ambasadorëve

Përfundon takimi i Bashës dhe ambasadorëve

Pas më shumë se një ore ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorëve në selinë blu.

Ndërkohë pas takimit, as ambasadorët dhe as Basha nuk mbajtën deklaratë për mediat.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, kreu i delegacionit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, ambasadori gjerman Peter Zingraf, ambasadorja franceze Elizabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabrizio Buci.

Këto zhvillime në PD vijnë një ditë pas përplasjes së djeshme, ku Sali Berisha shkoi në seli, dhe mbajti mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ndërkohë që Basha ishte po ashtu në një mbledhje me forumet e PD-së.

Basha dhe Berisha pritet të kenë përplasjen finale në datën 19 Dhjetor, ku Basha pretendon që të mbajë Kuvendin Kombëtar, ndërsa Berisha referendumin për shkarkimin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy