I ftuar në ‘MCN Live’ gazetari Sokol Bregu ka komentuar arratisjen e 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit për të cilin u shpreh se mbetet një shqetësim që prej ditësh ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Bregu tha se problematikë mbetet fakti që nuk kemi diagnozën nga e cila vuan konkretisht Laze, nuk dimë shkallën e rrezikshmërisë për të dhe se për këtë duhet të kishte pasur një reaghim nga mjeku psikiatër.
Sipas tij e habitshme mbetet dhe fakti se si ai ka mundur të arratiset, ndërsa evidentoi se një problematikë e këtyre institucioneve është mungesa e personelit.
Ky është problemi i autoriteteve u tha që ka probleme mendore dhe është arratisur dhe u vu ai shpërblimi i policisë, por ne nuk dimë diagnozën e tij. Kur themi me probleme të shëndetit mendor por nuk dimë më shumë.
Skizofrenët për shembull janë shumë të zgjuar, unë kam parë shumë herë kur arratiset ndokush bëhet një rezyme nga mjeku psikiatër dhe ai duhet të ishte personi të dilte në media dhe të shpjegonte nëse afrimiteti me të e bënë agresiv, apo nëse të sheh që po sheh se lajmëron policinë, pra të jepte një diagnozë që dhe njerëzit të dinë se si të sillen me të.
Tani që ky burg ashtu si nisi me gjithë ato fonde që janë dhënë që asnjëherë su përfundua, siç janë punët në Shqipëri, por kanë një siguri dhe më habit se si Daut Laze ka kaluar atë 4 metërshin e lartë dhe është arratisur.
Kemi mungesë personeli, vijmë nga një burg i Zaharisë i cili ishte burgu i torturave çnjerëzore në Shqipëri, atje s’mund të ketë rehabilitim, por shfazim më të keq të mundshëm të të gjithë personave që ishin aty.
Mos të pretendojmë se në Shënkoll ka pasur ndonjë shërbim të jashtëzakonshëm, është një mish-mash i madh siç i bëjnë institucionet shqiptare. Një arratiasje do të ishte vërtet një alarm i madh për shtetin, por ajo që më shqetëson është fakti që vijon ende në arrati pas kaq ditësh.



