Fitoi dy tituj evropian brenda natës/ Kallashi: E dija që do bëhem kampion në boksin profesionist

Fitoi dy tituj evropian brenda natës/ Kallashi: E dija që do bëhem kampion në boksin profesionist

Boksieri nga Fieri, Aleksandër Kallashi, shkruajti së fundi historinë duke fituar brenda natës dy tituj evropian në Durrës.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Kallashi, thotë se që në krye të herës e ka ditur që do të fitojë titujt nga Federatat UBO dhe UBF për peshat e mesme.

Po bëhen kaq vite që po luftoj për këto tituj, dhe them se ja dola. Jam rritur dhe stërvitur me idenë dhe mendjen se do behëm kampion dhe arrita ti marrë për një natë.

Janë dy federata bashkë dhe kam arritur pikët që federata kërkon brenda një ndeshje.

Kam qenë një ditë e shënuar me 28 nëntor dhe ishin emocionet më të mëdha që kam ndjerë ndonjëherë edhe pse ishte publiku im, dhe ishe dita e Flamurit, dhe plus kisha një barrë të madhe se më duhej patjetër të fitoja. E kisha ndarë mendjen që të fitoja.

Ndeshjen e parë e kamë bërë që 13 vjeç, ne kikbox, në fillim në Greqi, aty kam ushtruar prej vitesh, aty kam bërë ndeshjen e parë si profesionist, 25 vjeç pastaj kalova në Gjermani, ku atje ushtroj pesë vitet e fundit, dhe tre vitet e fundit jam përfshirë në boksin profesionist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy