Kuvendi Kombëtar Qytetar, Tepelena: S’ është nismë e grupit që po merret me mirëmbajtjen e protestës. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme (VIDEO)

Kuvendi Kombëtar Qytetar, Tepelena: S’ është nismë e grupit që po merret me mirëmbajtjen e protestës. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme (VIDEO)

Andi Tepelena, aktivit tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se protesta 1 mujore që po zhvillohet çdo ditë në Tiranë nuk ka kthim pas dhe se është revoltë e të gjithë shqiptarëve. 

 

I pyetur për Kuvendin Kombëtar Qytetar, Tepelena tha se nuk po organizohet nga i njëjti grup që po merret me mbarëvajtjen e protestës, por nga aktivistë që janë kundër establishmentit 36-vjeçar.

 

Bënja, një nga modelet si trajtohet pasuria kombëtare natyrore e kulturore. Ndodh në sytë tanë. Respekti për pasurinë natyrore dhe kulturore është zero. Është mënyrë për të shfrytëzuar fondet publike. Sajohen tendera për të zhvatur fondet publike. Bënja është pasuri e jashtëzakonshme, e ka ruajtur natyra. Është mënyrë për të zhvatur. Bëhet me të njëjtët njerëz. “Albanian Files” e tregoi që ndërhyhet ku janë zonat më të bukura, janë të përcaktuara çdo gjë dhe bëhet për të zhvatur.

 

I njëjti model qeverisje. Përbën dhe vepër penale. E kemi denoncuar shkatërrimin e zonave të mbrujtura. Është detyra e SPAK të ndërhyjë. 

 

Albania Files është tradhti kombëtare. Nuk pyetet për rregulla, Kushtetutë, ligje dhe komunitetet. Shqiptarët sikur nuk ekzistojnë në këtë vend. Ne po e denoncojmë çdo ditë. Rama merret me individë të caktuar për të denigruar protestat. Ka marrë strategjinë e Gebelsit. Nuk shpërqendrohemi fare kjo taktikë. Pikat tona janë të qarta: Dorëheqje e panegociueshme.

 

Është gjë pa kthim mbrapsht. është revoltë e gjithë Shqipërisë. 

 

Nuk është nismë e grupit që po merret me mirëmbajtjen e protestës. Janë individë që kanë synimin e mirë për ta çuar deri në fund. Janë vektorë të ndryshëm, dikush organizon marshimin në qytetet. 

 

Janë aktivistë të pavarur kundër establishmentit 36-vjeçar. Janë kundër partive të mëdha dhe sistemit politik. Janë për ndryshim të konceptit të sistemit elektroal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy