Institucionet shtetërore vijojnë të bëjnë pagesa te kompanitë e përfshira në skandalin e AKSHI-t, pavarësisht se titullarët e tyre janë nën hetim. Në studion e MCN Informacion, gazetari Mariglen Kume listoi disa prej institucioneve që kanë paguar për shërbimet e këtyre kompanive. Kume tha se rasti i ngjan atij të inceneratorit.
Për kompanitë e përfshirja nga AKSHI janë bërë pagesa me vlerë miliona lekë.
KLGJ ka arkëtuar në portofol të paktën dy pagesa, një 17 milionë dhe tjetra 4.323 milionë lekë.
Agjencia e Zonave të mbrojtura ka bërë pagesa.
Kompania Fast Tech ka përfituar pagesa nga DPT.
Ka derdhje parash në mënyrë konstante, variojnë nga 200 në 3.3 milionë lekë.
Comunication Progres e lidhur me Gentian Likaj, bashkëjetues i motrës së Ermal Beqiraj, 41 milionë lekë nga KLGJ, nga AKSHI ka marrë disa pagesa. Nga Agjencia e Mbikëqyrjes ka marrë pagesa, ISTAT, ILDKP.
Të gjitha këto kompani pavarësisht se janë cilësuar grup i strukturuar kriminal, njësoj si te inceneratori vazhdojnë marrin para. Ligji flet për frymën e mbrojtjes së interesit publik. Ku është ky interes publik? Secili nga drejtuesit e institucioneve publike që ka kryer pagesa duhet të veprojnë që paratë e taksapaguesve të mos shkojnë për të financuar grupin kriminal. E gjithë kjo buron te lidhja e personave me pushtetin, me Mirlinda Karçanaj.
Një makinë e shtrenjtë i shitet me ¼ e çmimit fillestar bashkëshortit të Karçanajt, kontratat e qerasë etj. tregojnë lidhjet.
Ndërkohë, avokati Gylsen Zhllima tha se kryeministri duhet të shkarkojë drejtoreshën e AKSHI-t.
A është shkarkuar zonja në fjalë? Jo! Kemi arritur në momentin që e kemi thënë shpesh. Sëpatën Altin Dumanit ia dha shumica. Tani Rama zonjën nuk e shkarkon nga detyra, që masa ndaj saj të jetë më e botë. Pra personi i votuar më 11 maj po bën një luftë të ashpër me drejtësinë e tij. Çfarë quhet kjo, kontradiktë apo diçka normale?



