Fshehu pasurinë/ Kryegjyqtari i Kukësit rrezikon shkarkimin nga KPK

Fshehu pasurinë/ Kryegjyqtari i Kukësit rrezikon shkarkimin nga KPK

Kryegjyqtari i Kukësit Isuf Shehu rrezikon të shkarkohet nga KPK-ja për shkak se nuk ka deklaruar të gjithë pasurinë e tij, duke fshehur një banesë të tij trekatëshe në Kukës.

Këtë pretendim e ka ILDKPI-a ndaj gjyqtarit në fjalë, i cili nga ana tjetër kërkon shkarkimin e trupës gjykuese që përbëhet nga: Suela Zhegu, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi.

Isuf Shehu kreu i gjykatës së Kukësit ishte gjyqtari i cili doli në seancën e parë të Vettingut për muajin nëntor, ndërsa kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Ai po ashtu kërkoi çeljen e hetimit ndaj tij për anën profesionale dhe integritetin e figurës me argumentin se ishin bërë hetime të paplota.

Seanca ndaj tij u ndërpre deri sa KPK të shprehet nëse do pranojë apo jo kërkesën për gjykimin e Shehut me një tjetër trupë.

Shehu, i cili po kalon në proçesin e vetingut, njihet në media si personi që dhunoi në muajin mars, avokaten Aurora Guska, në hyrje të Gjykatës së Kukësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy