
Analisti Ben Andoni deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Enkelejd Alibeaj ka marrë një goditje të madhe, në procesin për zgjedhjen e Presidentit. Sipas Andonit ky ishte momenti që Alibeaj të tregonte veten, pasi nuk do të ketë sprova të tjera, përjashto vendimin e Apelit dhe zgjedhjet lokale.
Tavolinë për të mbledhur 20 vota, edhe grupi i z.Berisha nëse do gjente gjuhën do të bënte një propozim! Mund të ishin numrat me grupin tjetër të PD, dhe të paktën një emër do të fashiste atë sherrin që kanë brenda. Të shtunën është vetëm një procedurë që PS do tregojë duke bërë edhe një anatemë ndaj opozitës. Alibeaj ka marrë goditje të madhe. Ishte ky momenti që ai do tregonte një lloj diference. Nuk do ketë sporva derisa të vij verdikti nga Apeli dhe e dyta zgjedhjet lokale. Deri në zgjedhjet lokale në PD do ketë turbulenca të tjera. Me çfarë shikojmë nuk është se ai ka mbështetje edhe në pjesën e grupit parlamentar. Përballja me këtë situatë, si do dalë. Vetëm një vizionar mund të bëjë gjithçka. Me çfarë shikohet Alibeaj është te rreshti i dytë dhe i tretë që mund të bënin PD“.
Andoni thotë se vetëm nëse PS do të zgjedhë një emër mbi palët mund ta justifikojë procesin, ku u realtivizuan institucionet. Ai vë në dukje se një emër brenda PS është minus për Ramën, ndërsa shton se humbësi më i madh është votuesi shqiptar.
Respekti ndaj institucionit këtu tregohet, te marrja e kohës. I gjithë procesi që bëri PS, me zarfa dhe propozimet me email….Këtë pjesën e relativizimit të institucioneve të na i kursejë! Vetëm nëse vjen një emër mbi palët mund ta justifikojë këtë proces. Nëse vjen një emër brenda kornizës së PS i shton një minus të madh Ramës. Humbësi më i madh është votuesi shqiptar, që shikon kujt ia jep votën. Që në atë moment kur vota transformohet në karton deputeti, asnjëri s’përfaqëson njerëzit, secili përfaqëson interesat e Ramës dhe Alibeajt. Opozita s’e kaloi dot këtë provë. E para mungesë vizioni, e dyta një jo një qëllim i mirë për të bërë opozitë në Shqipëri”.



