Holandë, babai vret gruan dhe dy vajzat

Holandë, babai vret gruan dhe dy vajzat

Katër persona u vranë të hënën në mbrëmje në qytetin holandez të Dordreht në atë që policia e cilësoi një “dramë familjare”.

Sipas policisë vendase, një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijë, vajza të moshës 8 dhe 12  vjeç, kanë vdekur. Kurse një person i katërt, grua, është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Më vonë policia konfirmoi se 28- vjeçarja nënë e dy vajzave, ndërroi jetë gjithashtu.

Autoritetet dyshojnë se në këtë “dramë familjare", babai i vajzave njëkohësisht dhe oficer policie në Roterdam, mund të jetë personi që ka qëlluar.

Ndërkohë ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Kryetari i Bashkisë së Dordrehtit,  Wouter Kolff,  në një postim në mediat sociale  shprehu ngushëllimet për  të gjithë personat e përfshirë në këtë incident shumë të rëndë.  / Euronews /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy