Kërcimet latine janë bërë trend kohëve të fundit në Shqipëri.
Instruktori i kërcimit, River Durra, i apasionuar pas ritmeve latine, tha në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, se mbrëmjet latine dhe interesi i të rinjve për këto kërcime, po shtohet dita-ditës.
Kohët e fundit është bërë realisht trend, ka filluar të përqafohet nga njerëzit, vijnë çojnë kërcejnë, dhe është shumë e thjeshtë tre hapa.
Pak me e lehte djali të shkoj të vajza, dhe lideri sigurisht e drejton vajzën nga fillimi, ndërsa vaja e ma patur të vështirë me djalin, mentaliteti.
Është një brend në Shqipëri dhe ajo organizon festa në vend, është organizim.
Jemi pak autodidakt, kam bërë vetëm një muaj kurs,
Kjo gjë ka filluar 8 vite më parë, ne ishim një grup i të rinjve që kërcenim rumbën me magnetofon në dorë, nëpër rrugët e Tiranës, street dance, dhe rastësishëm në një mbrëmje latine te Pedonalja e Tiranës dhe habiteshim se si këta njerëz komunikonin me njeri tjetrin vetëm me të prekur dhe na hyri adrenalina qe hajde ta mësojmë edhe këtë rrymën tjetër dhe ngecëm te kjo gjë, sepse kishte shumë treg të gjerë, beet-i është shumë i gjerë, lirisht mund të kërcesh me vallen e Kukësit, vallen e Tropojës, mund ta kërcesh një salca me këto valle sepse ka një beet të njëjtë, e ndjen njësoj ritmin e salcës me të valles së Tropojës.
Si një inxhinieri i apasionuar pas kërcimeve latine, Durra, thotë se ka pak fizikë te këto kërcime.
Unë kam studiuar për inxhinieri fizike të lartën, ka lidhje, pas fizikë te ato rrotullimet, brenda te ai kërcim që ti merr, transmetimi, balanca,
Profesion kam diçka tjetër, kjo është punë e dyte, por që ka edhe art brenda,
Ka mungesë çunash tmerrësisht, nuk vijnë, është pak siklet për ta në fillim por pastaj kur i hedhin hapat, nuk shkulen më prej aty.
Ka arritur momenti qe gocat ti marrin çunat se s’ka shumë çuna që kërcejnë.
Ata mund të mësojnë në pistën e kërcimit siç kanë mësuar më shumë se gjysma e tyre.



