Mashtrimi me mikrokreditë, Jorgo: Çfarë bëri Fullani më shumë se Sejko?

Mashtrimi me mikrokreditë, Jorgo: Çfarë bëri Fullani më shumë se Sejko?

<p>Paratë dhe pronat e humbura në skemën e mashtrimit të mikrokredive nuk ka asnjë mundësi të kthehen te personat e dëmtuar. Dhe për dëmin e shkaktuar, sipas juristes Mirela Jorgo, përgjegjësia është e guvernatorit Gent Sejko. Sipas saj, duke lejuar që përmes skeme të mashtrohet rreth 100 mijë qytetarë, Sejko mund të krahasohet me Fullanin në kohën e vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë.</p> <blockquote> <p><em>Nuk kanë për t’i gjetur. Pronat t’i harrojnë, kanë dalë në ankand. Është njësoj skemë si e firmave piramidale. SPAK mund të marrë masa që të ndalet kjo hemorragji. Të bëhet një listë e gjithë atyre që kanë humbur. Duhet bërë një listë e atyre që kanë humbur pronat e paratë. Është një procedurë e gjatë, sikur të isha në listën e atyre nuk do të kisha shpresë. </em></p> <p><em>Është dukuri e rëndë sociale dhe shoqërore. BSH-së i paska kaluar nën hundë e gjithë kjo? Të dalë Sejko e të thotë tani do marr masa e nuk do ndodhë më. Ai duhet të shkojë të japë llogari te SPAK, si Çeço, të japë llogari se i është trashur qafa kaq vite nuk lëviz nga vendi. Çfarë bëri Fullani më shumë se Sejko? E njëjta situatë. Iku Fullani, erdhi Sejko. E njëjta gjë! Një kategori janë. Të japë llogari se u është bërë dëm shqiptarëve. Të mblidhen të dëmtuarit e t’i shkojnë atje t’i kërkojnë llogari. </em></p> <p><em>I kanë marrë këto kredi për të ngrënë bukë. Pastaj janë futur në rrethin vicioz që kanë çuar në vetëvrasje. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy