Ministria e Jashtme kineze ka akuzuar administratën e presidentit amerikan Donald Trump për ndjekjen e politikave "me dy fytyra" dhe u zotua të "kundërshtojë me vendosmëri" presionin në rritje të sanksioneve ndërsa tensionet midis dy fuqive ekonomike vazhdojnë të ziejnë.
Që kur Trump mori detyrën, SHBA ka dyfishuar tarifat për të gjitha importet kineze, nga 10% në 20%, duke shtuar detyrimet ekzistuese për mijëra mallra kineze.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan urdhëroi gjithashtu tarifa të reja për importet nga Kina, Meksika dhe Kanadaja, duke përmendur nevojën për të mbrojtur interesat amerikane dhe duke vënë në dukje shqetësimet mbi çekuilibrat tregtare, imigracionin e paligjshëm dhe rrjedhën e drogave të paligjshme në SHBA.
Duke folur në margjinat e takimit vjetor parlamentar të Kinës të premten, Ministri i Jashtëm Wang Yi dënoi Uashingtonin për vendosjen e tarifave ndëshkuese. Ai vuri në dukje se Pekni është përpjekur të veprojë si një partner i besueshëm global dhe të ndihmojë në trajtimin e krizës së fentanilit të Amerikës.
"Nëse njëra palë ushtron verbërisht presion, Kina do ta kundërshtojë atë me vendosmëri," paralajmëroi Wang. "Asnjë vend nuk mund të imagjinojë se mund të shtypë Kinën nga njëra anë, ndërsa zhvillon marrëdhënie të mira me Kinën nga ana tjetër."



