Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi i motit sot

Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi i motit sot

Do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, ku orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por pa reshje paraqiten zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen lindore. Ndërsa në orët e vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 12°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy