Kryeprokurori/ Selmani: Prokurorët kanë ende reflekse të kohës së vjetër

Kryeprokurori/ Selmani: Prokurorët kanë ende reflekse të kohës së vjetër

Shtatë kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm kanë nisur njëri pas tjetrit seancën dëgjimore në komisionin e ligjeve.

I treti në radhë ishte prokurori i Tiranës Artur Selmani që ka prezantuar kandidaturën dhe platformën e tij për garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, Prokurori Selmani u ndal edhe tek reforma në drejtësi.

Reforma në drejtësi do të ndryshojë mëndësinë e vjetër. Prokurorët kanë ende reflekse të kohës së vjetër. Kthimi i besimit të publikut tek prokuroria duhet të krijohet me zbatimin e reformës në drejtësi”, u shpreh prokurori Selmani.

Artur Selmani ka hetuar për disa muaj me radhë sherret në Kuvendin e Shqipërisë, fillimisht kallëzimin e PD-së për deputetin Amarildo Prenga, dhe më vonë deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu poe si më të sukssshme ai quajti çështjen e rrugës Durrës-Kukës.

"Çështje konkrete me sensibilitet publik që do të filsja për sukses mund të ketë qenë çështja e rrugës Durrës-Kukës. Në këtë çështje suksesi ishte i limituar pasi e kisha të vëshitë të bindja gjykatën që të ndryshonte vendimarrjet e saj për të mos e marrë çështjen në shqyrtim për shkak të disa afateve të kapërcyera nga Prokuroria. Gjykata e Lartë këtë e konsideroi shkelje që gati gati na rrezikoi edhe cështjen sepse e konsideroi të  mbylluar për shkak të kësaj", tha Selmani.

Ndërsa pyetjes se çfarë do të bëni ndryshe në Prokurorinë e Përgjithshme?

Prokurori Selmani u iu përgjigj duek theksuar se çdo drejtues ka një mënyrë të vetën sesi ai e koncepton drejtimin. "Unë kam konceptim tim që do të doja ta shfaqja në këtë rast. Si do ta bëja ndryshe për këtë do të më ndihmone mënyrë e konceptimit menaxherial dhe kjo do të më ndihmonte shumë", tha Selmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy