Izolohet çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit/ Simoni: Rreziku për përmbytje mbetet prezent, policia nis hetimet (VIDEO)

Izolohet çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit/ Simoni: Rreziku për përmbytje mbetet prezent, policia nis hetimet (VIDEO)

Argjinatura e çarë e lagunës së Vainit, në zonën e Tales, është arritur të izolohet, megjithatë rreziku për përmbytje vijon të mbetet i pranishëm, raporton për “MCN Live” korrespondenti nga Lezha, Juli Simoni.

Ai bën të ditur se, pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve për mbylljen e çarjes, situata kërkon ende vëmendje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e prishjes së argjinaturës dhe përgjegjësitë e mundshme.

Argjinatura e çarë e lagunës së Vainit në zonën e Talës është arritur të izolohet, megjithatë rreziku vijon të mbetet prezent. Operacioni i ndërhyrjes ka përfunduar rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku janë hedhur tonelata gurësh dhe inertesh për të mbyllur çarjen.

Mjetet e ushtrisë pritet të rikthehen sërish në terren gjatë ditës për të vijuar me përforcimin e argjinaturës, e cila ende ka rrjedhje uji. Fatmirësisht, çarja e argjinaturës për herë të dytë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën e bregut të Matës.

Ndërkohë, që prej datës 23 nëntor, policia ka kryer veprime verifikuese dhe ka referuar materialet në Prokurori lidhur me çarjen e argjinaturës. 

Dyshohet se incidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e mos hapjes së kanalit natyror që siguron komunikimin e detit me lagunën e Vainit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy