Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktiku drejt ishullit të largët britanik South Georgia, i cili është një strehë për kafshët e egra.
Ky ajsberg mund të përplaset në tokë dhe të thyhet në pjesë. Ajsbergët janë shumë të paparashikueshëm dhe askush nuk e di me saktësi se çfarë do të ndodhë.
Megjithatë, nëse A23a arrin te ishulli South Georgia, ai mund të shkaktojë probleme për kafshët e egra, sepse mund të bllokojë rrugët e tyre drejt ushqimit.

A23a është një nga ajsbergët më të vjetër në botë, aq i madh sa mund të shihet nga hapësira.
Ai u shkëput nga akulli Filchner në Antarktik në vitin 1986, pastaj mbeti i bllokuar në fundin e detit dhe u kap në një vorbull oqeanike. Megjithatë, në dhjetor u lirua dhe filloi udhëtimin e tij të fundit.
Shkencëtarët kanë thënë se ky ajsberg i veçantë ndoshta është shkëputur si pjesë e ciklit të rritjes natyrore të raftit të akullit dhe jo për shkak të krizës klimatike të nxitur nga karburantet fosile.
Por ngrohja globale po nxit ndryshime shqetësuese në Antarktidë, me pasoja potencialisht shkatërruese për rritjen e nivelit global të detit.



