Avokati i doktorit Dervish Hasi, i arrestuar për marrëdhënien me një 14-vjeçare, Roland Islami, dha opinionin e tij në lidhje me rastin gjatë një bashkëbisedimi në studion e “Të Paekspozuarit”. Sipas tij, mjeku Hasi ka vepruar brenda kornizave që i përcakton besimi i tij fetar. Ai shtoi se debati i madh i hapur për rastin mund të ndikojë te vajza dhe rrjedhimisht edhe te dëshmia e saj.
Kjo vajza po masakrohet publikisht. Kjo videoja e sigurt që nuk është nga ekspertiza e telefonit. Është besimtar. Me besimin e tij, nuk kurvëron. Nëse një femër i pëlqen, ai do ta martojë. Nëse një femër i nxit ereksionin seksual, ai do ta martojë. Ai nuk do të bëjë seks jashtë martese.
Dervish Hasi për shkak të disa arsyeve qe në kontakt me një vajzë shembullore. Problemi është që kjo vajza nëse dëgjon publikisht dhe di që ka mbrojtjen e një komuniteti, duhet të jetë e sigurt dhe të mos ndryshojë dëshminë.
Vajza vetë e ka kërkuar. Nëse komuniteti mysliman nuk do ta kishte kryer këtë martesë, nuk do të kishte ndodhur kjo. Martesën e ka bërë hoxha.
Në gjimnaze, gjysma janë të lidhur. Pse të quhet kjo vepër penale?



