
Qendrat e votimit në Spanjë janë të hapura për zgjedhjet e përgjithshme të thirrura pak më shumë se gjashtë muaj pas konsultimit të 28 Prillit të kaluar, rezultati i të cilit nuk bëri të mundur formimin e një qeverie. Këto janë zgjedhjet e katërta në vend në katër vjet.
Përafërsisht 37 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur 350 deputetë dhe 208 senatorë. Votimet, të cilat kanë nisur që në orën 9 të mëngjesit, do të përfundojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.



