Një hipotezë mbi shkakun e tërmeteve të djeshme në Maqedoninë e Veriut

Një hipotezë mbi shkakun e tërmeteve të djeshme në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me epiqendër në Maqedoninë e Veriut tronditi dje disa vende të rajonit. Lëkundja e orës 3:54 të mëngjesit, me intensitet 5.1 ballë, u pasua nga lëkundje të tjera të tokës gjatë ditës.

Në mediat vendase qarkullon një shpjegim lidhur me shkakun e tërmeteve. Sipas Gjorgji Manaskov, i Odës Ekonomike për Energjetikë, tërmetet janë shkaktuar nga mbushja dhe zbrazja e liqeneve, presion që sipas tij i ka bërë pllakat tektonike të lëkunden.

Arsyeja kryesore për tërmetet, mes të tjerash, është edhe mbushja dhe zbrazja e papritur e liqeneve. Njëra nga arsyet kur mbushen liqenet, vjen momenti kur për shkak të presionit, pllaka fillon të lëvizet gjatë një periudhe të caktuar dhe të shkaktojë lëvizje, respektivisht tërmete”, është shprehur Manaskov.

Nuk ka ende një reagim nga specialistët që konfirmon apo hedh poshtë këtë shpjegim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy