Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të Covid-19

Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të Covid-19

Procesi zgjedhor në Zelandën e Re është shtyrë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme për një muaj, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Procesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 shtator, mirëpo tani do të mbahet më 17 tetor.

Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar rrethanat mbi të cilat do të zhvillohet fushata”.

Më herët gjatë kësaj jave, ky vend është përballur me rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19, andaj u është kthyer masave të izolimit. Si pasojë e një shpërthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus. Lajmi për rikthim të sëmundjes COVID-19, ka shokuar këtë shtet që nuk pati raportuar për asnjë rast lokal të infektimit për më shumë se tre muaj.

Aktualisht në Zelandën e Re ekzistojnë katër “nivele të alarmit”. Auklland aktualisht është në të tretin derisa pjesa tjetër e shtetit në të dytin.

Sips të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re, prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 1,600 të infektuar me COVID-19, prej tyre, 22 persona kanë vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy