Ministria e Pushtetit Vendor ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili ndryshon rrënjësisht ligjin aktual për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa. Drafti i ri që përmban 53 nene, shton detyrimet për qytetarët për t’u kujdesur për hapësirën e përbashkët të pallateve, si dhe rrit masat administrative ndaj tyre. Në studion e MCN, Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor, u shpreh skeptik në lidhje me ligjin e ri, duke e vënë më shumë theksin te bashkëpunimi në komunitet.

Nga 2009 në 2024 nuk ka ndryshuar asgjë. Ka disa elementë që përpiqet t’i rregullojë administratori.

Askush nuk do vijë të marrë shtëpinë e pasurinë. Komuniteti ku jetojmë duhet të jetë më bashkëpunues. Erdhi fatura, duhet ta paguajmë. Jam për vullnet pozitiv. Gjykoj që duhet të jetë bussines-oriented.

Kur bëjmë ligjet duhet ta bëjmë të tillë që ta ndiesh shumë të afërt, por pa shkuar te presioni psikologjika po ekonomik. Atë që të shërben duhet ta paguash.

Nuk mendoj se ky ligj e zgjidh këtë punë.

Qasja e këtij ligji është shumë e rëndësishme. Unë kam përvojë ndërkombëtare, nëse ne jemi të displinuar është më i rëndësishëm se bashkëpronësia.