Konflikti me drejtuesin e kamionit/ Nallbati: SPAK të marrë pamjet e plota, policia veproi me urdhër të Peleshit

Konflikti me drejtuesin e kamionit/ Nallbati: SPAK të marrë pamjet e plota, policia veproi me urdhër të Peleshit

Kandidati demokrat për qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati reagon pas konfliktit të mbrëmjes së të shtunës në Bilisht, ku u përfshi bashkë me vëllanë e tij Altin Nallbati, me drejtuesin e një kamioni.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se video që është publikuar ka qenë e paplotë dhe se veprimet e policisë janë bërë me urdhër të Niko Peleshit dhe fton SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë se çfarë ka ndodhur për të qenë të qartë.

 

Fibank 

Nallbati thotë se bashkë me të vëllanë po udhëtonin nga Kapshtica në qytet, ku në rrethrrotullim është hapur një gropë e cila nuk riparohet dhe ndërsa mjeti ku ndodhej uli shpejtësinë kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të shkaktonte aksident aksident. 

 

Ai shpjegon se në këtë moment janë ndalur dhe nga mjeti ka dalë i vëllai që ishte shofer dhe më pas dhe ai, duke tentuar që ta shmangë disa herë, por shton se dhe ai është njeri dhe përfshihet nga emocionet.

Nallbati shton se edhe shoferi ka patur një reagim jo të duhur duke sharë atë dhe të vëllanë.

Ditën e djeshme rreth orës 21.00, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. 

Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volit interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. S’është e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. 

Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi pa diskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. 

Këta nuk cenohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çka ndodhur për të qenë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfliktin. 

Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?

Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar. 

Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë. 

Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të trija akuzat nuk qëndrojnë.  Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e SPAK, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy