
Një 25-vjeçar italian është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi ka tentuar të hyjë në mënyrë të paligjshme.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe sekuestrua një kartë identiteti italiane e falsifikuar.
Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një 60-vjeçar nga Vlora i cili dyshohet si ka dhënë ndihmë 25-vjeçarit italian, G.C, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.



