Situata në veri/ Spahiu: Matje në mes vendosshmërisë së të dyja palëve për të përcaktuar nivelin e autonomisë që do të kenë serbët në Kosovë (VIDEO)

Situata në veri/ Spahiu: Matje në mes vendosshmërisë së të dyja palëve për të përcaktuar nivelin e autonomisë që do të kenë serbët në Kosovë (VIDEO)

Rikthimi i tensioneve në veri të Kosovës erdhi pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës, të cilët hynë me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

Lidhur me këtë fakt, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, tha për MCN live, se i tërë ky tension mund të cilësohet si një matje e vendosshmërisë së të dyja palëve për të përcaktuar nivelin e autonomisë që do të kenë serbët në Kosovë.

Është një matje në mes vendosmërisë dhe përkushtimit të të dyja palëve para se të përcaktohet pazari rreth nivelit të autonomisë që do të kenë serbët në Kosovë.

Me këtë vihen në peshojë jo vetëm klasa politike e Kosovës, institucionet, Policia e Kosovës por vihet në peshojë e tërë shoqëria kosovare.

Spahiu thotë se i tërë tensioni do të përcaktoj se cili do të jetë propozimi i ndërmjetëse ndërkombëtar mes propozimit të Kurtit dhe Vuçiçit.

Sipas tij, shoqëria kosovare duhet të tregoj vendosmëri dhe rezistencë në këtë situatë.

Sepse, në mes të këtyre dy propozimeve që kemi aktualisht në tavolinë për autonominë e serbëve në Kosovë sipas modelit të serbëve ne Kroaci, të propozuar nga kryeministri Kurti dhe atij të presidentit Vucic që është i njëllojtë të serbëve ne Bosnjë, ka një hapësirë shumë të madhe dhe tanimë pritet që propozimi i ndërmjetësve ndërkombëtar të jetë në mes, porse kur do të jetë , më afër cilit, kjo do të përcaktohet dhe ata do të bëjnë një vlerësim real të situatës në terren dhe do të vinë te zgjidhja e qëndrueshme.

Dhe prandaj këto fërkime dhe këto matje forcash pikërisht janë në shërbim të kësaj gjeje. Duhet që shoqëria kosovare të qëndrojë, të rezistojë vendosmëri dhe të tregoj përkushtim, gjë që policia e Kosovës, po e tregon por ne klasën politike të Kosovës ka disa nuanca të mëdha.

Ajo që lë për të dëshiruar është reagimi i shoqërisë civile që janë të bazuar mbi disa nuanca personale, partiake, por që do duhej të ishte në mbështetje të institucioneve të Kosovës, në mbështetje të simbolit të Kosovës, në veri të vendit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy