Plan sekret i Kievit kundër Rusisë, Moska paralajmëron Pentagonin

Plan sekret i Kievit kundër Rusisë, Moska paralajmëron Pentagonin

Ministri rus i Mbrojtjes Andriy Belousov telefonoi shefin e Pentagonit Lloyd Austin në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar për një “operacion sekret” që Ukraina po përgatiste kundër Rusisë, shkruan New York Times duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Sipas burimeve, ministri rus paralajmëroi Uashingtonin për përgatitjet e Kievit për një operacion sekret kundër Rusisë, për të cilin ai besonte se kishte miratimin e amerikanëve.

Belousov pyeti Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit, duke paralajmëruar se ai mund të çonte në një përshkallëzim të tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit.

Drupal Ad

Zyrtarët e Pentagonit ishin të befasuar nga pretendimet e Belousov dhe nuk ishin në dijeni të operacionit, shkruan NYT, duke shtuar: “Por çfarëdo që Belousov zbuloi u mor mjaft seriozisht sepse amerikanët kontaktuan me ukrainasit dhe në thelb thanë, “nëse po mendoni të bëni diçka, mos e bëni”.

Gazeta shpjegon se pavarësisht varësisë së thellë të Ukrainës nga SHBA për mbështetje ushtarake, inteligjente dhe diplomatike, zyrtarët ukrainas janë jo gjithmonë transparentë me homologët e tyre amerikanë në lidhje me operacionet e tyre ushtarake, veçanërisht ato të drejtuara kundër objektivave ruse pas linjave të armikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy