
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka lënë në burg anëtarët e bandës kriminale të Laert Haxhiut.
Sipas korrespondentit të MCN nga Elbasani, avokati Klea Gjates dhe Laert Haxhias Detar Hysi jashtë kamerës shprehet se ka një mungesë motivacioni të prokurorisë në veprimet hetimore të saj, nuk e ndodhe që për tre ditë të ketë verifikim dhe konfirmim të thënë të një prej të penduari.
Sipas tyre, organi akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore për interesa të caktuara.
13: 00h-
Gjatë paradites së sotme, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit është zhvilluar seanca për të arrestuarit e operacionit "Never Forget", ku u zbardhën 6 vrasje të bujshme.
Siç ka bërë të ditur në një komunikim për MCN lajme, korrespodenti nga Elbasani, Enes Molla, trupi gjykues është tërhoq për të marrë vendimin lidhur me 11 të akuzuarit.
11 të akuzuarit kanë dal sot para trupës gjykuese për tu njohur me masën e arrestit.
Jemi në pritje të vendimit që do të merret nga gjyqtarja Megi Strakosha.
Trupa gjykuese është larguar për të marrë vendimin.
Të akuzuarit dyshohen të jenë të përfshirë në për të paktën 6 vrasje.
Arrestimi i tyre erdhi pasi ish-anëtari i bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani u bë i penduari i drejtësisë dhe tregoi krimet e kryera.
Më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1. Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi



