Festat e fundvitit, policia në shërbim të përforcuar

Festat e fundvitit, policia në shërbim të përforcuar

Policia njofton se janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve duke pasur shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.

Në  të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është stacionuar nga një grup i FNSH -së. Gjithashtu të gjitha akset kryesore rrugore do të patrullohen nga grupet e FNSH-së.

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, në të gjithë territorin e vendit shërbimet e policisë rrugore do të jenë prezente. Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore. Në kufirin e gjelbër do të ketë patrullim të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.

Për monitorimin e situatës  në gatishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm. Këto forca investiguese dhe operacionale do të jenë të dislokuara në të gjithë territorin e vendit duke kryer investigime policore dhe hetime proceduriale me përdorim të   metodave speciale të hetimit.

Gjithashtu për çdo situatë të papritur, në gatishmëri janë edhe Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Për realizmin e këtyre detyrave gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim të territorit,  gjithsej 4500 punonjës policie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy